Rrjeti social, Twitter po ndryshon mënyrën e paraqitjes së mesazheve.
Tashmë Twitter do të lejojë që në krye të faqes të dalin mesazhet e njerëzve me të cilët është lidhur përdoruesi, pastaj të shfaqen mesazhet e tjera në kohë reale.
Formati i ri synon ta gjallërojë shërbimin Twitter, i cili përballet me vështirësi për të tërhequr përdorues. Gjatë fundjavës që kaloi, rrjeti Twitter u përmbyt nga zërat se ai po e ndryshonte pamjen për t’i ngjarë më shumë Facebook-ut në mënyrën e paraqitjes së mesazheve.