Biopsia tashmë dixhitale

1455277624qelizat

 

Sipas një studimi nga dy italianë tashmë biopsia mund të jetë dixhitale. Një teknologji dixhitale ku mund ‘të shohësh’ qelizat e tumorit një për një, të analizosh gjenet dhe mutacionet pa asnjë ndërhyrje dhe të gjesh kështu kurën e përshtatshme për çdo pacient.

“Biopsia dixhitale” është në gjendje të skanojë njësitë tumorale si të ishin piksel, duke u përballur me karakteristikat e tyre me ato të qelizave të shëndetshme.
Shkencëtarët  thonë se qelizat tumorale të një kampioni mund të analizohen një për një duke i izoluar si grupe homogjene.

“Shumë shpesh, afërsisht në një pacient në 6, përqindja e qelizave tumorale të pranishme në kampioni e një biopsie është shumë e ulët për të pasur një vlerësim të besueshëm të karakteristikave gjenetike të tumorit. Por kjo është një kusht i nevojshëm për të zgjedhur terapinë”, thotë Nicolo Manaresi, koordinatori i studimit.
Parimi nga u nisën studiuesit ka të bëjë me mekanizmi tumoral. Kanceri zakonisht është heterogjen pasi zakonisht i nënshtrohet ndryshimeve të vazhdueshme dinamike qelizoreqë gjenerojnë nëntipe të ndryshme të tumorit.

 

 

Pin It