Twitteri ndryshon paraqitjen e mesazheve

GTY_twitter_kab_141119_16x9_992

Rrjeti social, Twitter po  ndryshon mënyrën e paraqitjes së mesazheve.

Tashmë Twitter do të lejojë që në krye të faqes të dalin mesazhet e njerëzve me të cilët është lidhur përdoruesi, pastaj të shfaqen mesazhet e tjera në kohë reale.

Formati i ri synon ta gjallërojë shërbimin Twitter, i cili përballet me vështirësi për të tërhequr përdorues. Gjatë fundjavës që kaloi, rrjeti Twitter u përmbyt nga zërat se ai po e ndryshonte pamjen për t’i ngjarë më shumë Facebook-ut në mënyrën e paraqitjes së mesazheve.

 

 

Pin It