
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e hënë parashikohet me vranësira, kryesisht shtresore të mesme dhe të larta si dhe intervale kthjellimi.
Në ekstremin verior, parashikohen pika shiu në mesditë.
Gjatë ditës së sotme parashikohet mjegullinë e izoluar, për shkak të grimcave të pluhurit dhe rërës në ajër si dhe zagushi për shkak të këtij fenomeni.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim me shpejtësi 1-8 m/s. Valëzimi i forcës do të jetë 1-2 ballë duke u shoqëruar me lartësi dallge 0.8-1.5 metër.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 18/28 | Diell re |
| Kukës | 15/30 | Diell re |
| Lezhë | 18/29 | Diell re |
| Dibër | 16/29 | Diell re |
| Durrës | 19/29 | Diell re |
| Tiranë | 20/34 | Diell re |
| Elbasan | 19/33 | Diell re |
| Berat | 17/34 | Diell re |
| Vlorë | 17/32 | Diell re |
| Korcë | 16/29 | Diell re |
| Gjirokastër | 13/32 | Diell re |
| Sarandë | 19/31 | Diell re |



