Ulet indeksi i çmimeve të prodhimit për 3 mujorin e katërt te 2015

instat-shifrat

Indeksi i çmimit të prodhimit ka shënuar vlerën -2.6 në 3 mujorin e katërt të vitit të shkuar. Sipas disa të dhënave të nxjerra nga Instituti i Statistikave këtë të hënë, indeksi i çmimeve të prodhimit në tre mujorin e katërt të vitit 2015 ka shënuar vlerat -2.6.

Ulja kryesore ka ardhur nga sektori i industrisë nxjerrëse me 9.5%, ku nafta dhe gazi kanë shënuar uljen më të madhe me 15.3%, krahasuar me vitin 2010, si bazë krahasuese për vitet e mëvonshme.

Sipas raportit, ka një rritje të çmimeve të prodhimit të produkteve kimike me 5,6 %, konfeksionet e veshjeve me 2,7 %, produktet e makinerive dhe pajisjeve me 5,1 %.

Raporti bën me dije se çmimet e prodhimit të produkteve vendase ka shënuar ulje me 2,3%, ku nafta sërish zë vendin kryesor me një rënie prej 12,2%.

Pin It