Reshjet e shiut, përmbytet Durrësi dhe bllokohet aktiviteti në port

Durresi

Reshjet e dendura te shiut gjatë 24 orëve të shiut kanë sjellë mjaftë probleme në qytetin e Durrësit. Kështu qyteti bregdetar sot është zgjuar me disa rrugët të përmbytura nga uji duke shkaktuar kështu mjaftë vështirësi në qarkullimin e automjeteve si dhe të këmbësoreve. Por ky nuk ka qenë shqetësimi i vetëm i motit të keq. Gjatë ditës së sotëm nuk është lejuar asnjë peshkarexhë që të dalë për peshkim deri në një urdhër të dytë pasi erërat kanë qenë të forta. Gjithashtu është bllokuar edhe aktiviteti i ngarkim-shkarkimit në portin e Durrësit. Ndërkohë  deri tani në rrethinat e qytetit bregdetar nuk raportohen probleme nga përmbytjet.

E njëjta situatë si në Durrës është paraqitur edhe në qytetin jugor në atë të Vlorës. Gjatë ditës së sotëm nuk është lejuar asnjë mjet peshkimi të dalë në det të hapur ndërsa si pasoj e detit të trazuar, trageti i linjës Vlorë-Brindisi ka hasur vështirësi në ankorimin në kalatat e portit të Vlorës.

Pin It