Ndërtimi i bulevardit të ri, banorët protestë para bashkisë së Tiranës

tirane

Shiu i vazhdueshëm nuk i ka penguar banorët e stacionit të trenit në kryeqytet që të protestojnë para bashkisë së Tiranës në lidhje me ndërtimin e bulevardit të ri. Ata kanë kërkuar që të rishikohet edhe një herë vendimi për shpronësimin e pronarëve të banesave që janë shembur apo pronave të cilat do të zihen nga zbatimi i projektit për ndërtimin e bulevardit të ri.

Në total janë 204 banesa që preken nga punimet ndërkohë që 12 prej tyre kanë marrë ultimatumin e fundit që duhet të zbrazin banesat e tyre brenda 4 ditëve pasi do të nisë shembja. Banorët shprehen se kërkojnë shtëpi “S’dalim, shtëpi po na marrin, shtëpi të na japim” dhe se nuk do te lirojnë shtëpitë deri ne rishikim te vendimit nga Bashkia e Tiranës. Ata refuzojnë masën e kompensimit që i është caktuar me vendim qeverie dhe deklarojnë se nuk do të lirojnë banesat pa u strehuar më parë. Në lidhje me këtë shqetësim banorët e kësaj zone kanë protestuar edhe më parë.

Pin It