
Trajneri Gianni De Biasi ka shpallur sot në mbrëmje listën me 23 futbollistë të cilët do të jenë të pranishëm në finalet e Kampionatit Europian “Francë 2016”. Pas darke trajneri dhe stafi kanë lajmëruar një mbledhje në orën 21.30. Atje trajneri i komunikuar skuadrës emrat, që ai ka përzgjedhur për në Francë. Siç pritej, lista e trajnerit do të linte në “shtëpi” katër futbollistë.
Trajneri i ka falenderuar ata për gatishmërinë dhe përkushtimin e treguar gjatë këtyre ditëve të përgatitoreve, duke theksuar se pavarësisht zgjedhjes ata janë pjesë e ekipit kombëtar. Ai do te dale neser ne konferencë për shtyp.
Ja lista e futbollistëve që shkojnë në Francë:
- Etrit Berisha
 - Orges Shehi
 - Alban Hoxha
 - Elseid Hysaj
 - Lorik Cana
 - Arlind Ajeti
 - Mërgim Mavraj
 - Naser Aliji
 - Armir Lenjani
 - Ansi Agolli
 - Frederik Veseli
 - Andi Lila
 - MIgjen Basha
 - Ledian Memushaj
 - Burim Kukeli
 - Taulant Xhaka
 - Ergys Kaçe
 - Armir Abrashi
 - Odise Roshi
 - Bekim Bala
 - Shkëlzen Gashi
 - Sokol Cikalleshi
 - Armando Sadiku
 
					


