Kjo është pamja më e re e Messenger

largea_home1466177519
Në versionin më të fundit të Messenger do të shihni një pamje të re të seksionit Home që hapet kur përdoruesit e hapin aplikacionin. Ekrani Home shfaq kontaktet favorite me emër dhe foto, si dhe mesazhet më të fundit të dërguara dhe të pranuara.

Në blogun e tyre, Facebook tha: “Deri më tani, shumica e eksperiencave në inbox nuk janë përshtatur me mënyrat e reja se si njerëzit lidhen. Kështu, kemi menduar se si mund ta bëjmë më të thjeshtë dhe më të lehtë të gjeni atë që dëshironi të bisedoni”.

Versioni i ri i Messenger do të lansohet për të gjithë në ditët në vazhdim, bëri të ditur Facebook.

Pin It