Samsung Galaxy S7 vjen në katër versione ngjyrash

rtr4z1fk

Pak javë para prezantimit zyrtar të telefonit të ardhshëm të Samsungut, Galaxy S7, janë zbuluar versionet e ngjyrave me të cilat do të vijë.

Samsungu Galaxy S7do të vijë në ngjyrë të zezë, të bardhë, argjendi dhe të artë. Të gjitha këto versione pritet të vijnë të kombinuara me ngjyrën e zezë, jo metalike.

Versioni i ri pritet të ketë kamerë 12-MP dhe procesor më të mirë se telefoni i kaluar. S7 pritet të dalë në shitje në muajin mars. Çmimi i tij akoma nuk është bërë i ditur.

Pin It