Temperaturat e larta, mjekët këshillojnë ruajtjen nga dielli dhe konsumimin e lëngjeve

drink

Temperaturat e larta të ditëve të fundit bëjnë të domosdoshme përsëritjen e këshillave për t’u ruajtur nga i nxehti dhe për t’u ushqyer në mënyrë sa më të shëndetshme. Mjekët këshillojnë shmangien e qëndrimit në diell gjatë ditës dhe mbajtjen e një diete ushqimore të kujdesshme. Më poshtë po japim disa nga porositë e tyre.

  1. Shmangni daljet në orët e pikut 11:00 – 17:00, veçanërisht fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë.
  2. Shmangni ekspozimin e drejtpërdrejtë në diell përmes përdorimit të kapeles, rrobave të lehta dhe kremërat mbrojtës.
  3. Konsumoni ujë dhe lëngje dhe mos konsumoni pije alkoolike.
  4. Ajrosni ambientet e brendshme në mëngjes dhe mbrëmje.
  5. Rregulloni temperaturën e zyrave dhe mjediseve të punës në mënyrë që të shmangni nxehtësinë e madhe.
  6. Nuk duhet të ketë diferencë të madhe mes temperaturës së ambientit brenda me atë jashtë.
  7. Konsumoni fruta dhe zarzavate të freskëta, sallatë dhe perime të ziera.
  8. Shmangni ushqimet e rënda me yndyrna dhe shumë kalori.
Pin It