Një lojtar Kuq e Zi në formaionin më të mirë

13532793_1068774479843049_6867085682384284971_n

Revista prestigjoze “France Football” ka zgjedhur një futbollist shqiptar në formacionin ideal të lojtarëve që u aktivizuan në ndeshjet e treta të fazës në grupe të Euro 2016.

Përzgjedhja e “France Football” ka rënë mbi Ledian Memushajn, i cili është vlerësuar me notën 7 për atë që ka dhënë në fushën e lojës.

“Element thelbësor i ngjitjes së Peskarës në Serinë A, mesfushori shqiptar ka konfirmuar në Europian të gjitha të mirat që shumë rekrutues të klubeve të ndryshme mendojnë për të.

Vlerësimi për të u rrit edhe më shumë pas suksesit 1-0 të Shqipërisë ndaj Rumanisë, fitorja e parë historike e këtij vendi në një fazë finale.

Padron i mesfushës, ai nuk uli asnjëherë ritmin dhe rrezikoi Rumaninë me gjuajtjet apo harkimet e tij. Në një të tillë, vetëm pak para pushimit të ndeshjes, Sadiku shënoi me kokë.

Ky gol i ka mundësuar Shqipërisë të besonte për një kualifikim në 16 më të mirat, që i iku nga duart vetëm pas ndeshjeve të grupeve E dhe F”, shkruhej në përshkrimin e “France Football” për mesfushorin shqiptar.

Pin It