Brexit, dorehiqet Cameron: Vendit i duhet lidership i ri

davit cameroon

Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron ka deklaruar se tashme vendi ka nevojë për një lidership të ri, që të fillojë rinegocimin me Bashkimin Europian. Kjo deklarate e tij nenkupton doreheqjen nga drejtimi i vendit. Në një konference pas rezultatit te referendumit, Cameron tha se do të vazhdojë të qendroje edhe per tre muaj në kyre te qeverisë, për ti hapur më tej rrugën një lideri të ri. Duke respektuar vendimin e qytetareve te Britanisë, Cameron tha se pavarësisht daljes nga BE Britania eshte një ekonomi e fortë.

Cameron deklaroi “Britanikët kanë votuar për tu larguar nga BE dhe ne do të respektojmë vendimin e tyre. Më lejoni që tju uroj edhe ju që votuat pro daljes nga BE. Këto rezultate do të përcaktojnë të ardhmen e Britanisë . E gjithë bota ka parë vendimin që ka marrë Britania e Madhe, por Britania ekonomike është e fortë. Cdo gjë e ka një zgjidhje, Ne do të kalojmë në një fazë tjetër të bisedimeve me BE për të treguar interesin e të gjitha shteteve të Mbretërisë së Bashkuar. Unë jam i nderuar që kam qenë kryeministër i vendit për këto vite. Vlerësoj reformat e marra nga qeveria. Dua të theksoj se jam mirënjohës të gjithë atyre që kanë punuar me mua. Kjo do të thotë që ekonomia jonë do të marrë një tjetër ritëm dhe për këtë arsye unë jam i mendimit për te rinegociuar me BE. Unë besoj se kjo fushatë është bërë me mish e me shpirt dhe dua ta bëj të qartë se ky referendum nuk përjashton asnjë politikan, përfshirë këtu edhe mua dhe unë mendoj se vendi kërkon një lidershpit tjetër. Unë do të bëj çështë e mundur që Britania të eci në rrugën e saj, por nuk do të ishte e drejtë që kjo të bëhej nga unë. Është e nevojshme ardhmja e një lidershipi të ri në Britaninë e Madhe. Unë do të vazhdoj të jem kryeministër edhe për tre muajt e ardhshëm, më pas një tjetër kryeministër do të vendoset, tha Cameron.

Pin It