Ambasadori Lu inkurajon të rinjtë: Është koha juaj për të vendosur një drejtësi të pakorruptuar

faqe-kryesore

Nga ceremonia e diplomimit të magjistratëve të rinj ambasadori amerikan Donald Lu përcolli një mesazh për drejtësinë shqiptare. Lu tha se me miratimin e reformës në drejtësi ka mbaruar koha e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar.

Ai i inkurajoi të diplomuarit e rinj të drejtësisë për të lënë gjurmë në kohën e re të drejtësisë pa ndikim politik e korrupsion.

“Koha e gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar ka përfunduar, është brezi i ri ai që duhet të lërë gjurmë. Koha e gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar ka përfunduar. Sot është dita juaj. Brezi ri i gjyqtarëve duhet të lerë gjurmë. Shfrytëzoni reformën që të tregoni se njerëzit do trajtohen me respekt. Tregoni se mund të bëni drejtësi pa para, pa ndikim politik dhe frikë nga kriminelë të rrezikshëm. Do ngjisni mal të lartë por do ia dilni. Ta kujtojmë këtë ditë si të parën e brezit të profesionistëve në Shqipëri”, tha Lu.

Pin It