Arti, shoqëria dhe dija përmirësojnë kujtesën

Brain_Power_large

Sjelljet dhe aktiviteti ditor ndikojnë në mënyrën se si punon kujtesa jonë. Ekspertët e psikologjisë sugjerojnë aktivitetet artistike dhe mësimin e gjërave të reja si mënyrat e duhura për forcimin e memories. Rezultatet e studimit janë botuar në gazetën mjekësore të Shkollës Mjekësore të Harvardit (Harvard Medical School).

“Me kalimin e moshës, gjithmonë e më shumë vihen re probleme të kujtesës në njerëz të ndryshëm. Prandaj mënyra e jetesës që bëjmë ka shumë rëndësi. Duhen ndryshuar ato sjellje që e bëjnë kujtesën të lodhet dhe nevojiten më shumë sjellje që vendosin kujtesën në punë dhe e përforcojnë atë ”- thuhet në artikull .

Në studim morën pjesë 250 njerëz me aftësi të ndryshme kujtese të cilët u vëzhguan përgjatë katër vjetëve. Pjesëmarrësit u përfshinë në aktivitete të ndryshme artistike (vizatim, pikturim apo skulpturë), artizanale (qepje, qëndisje), kulturore (teatër, koncert), kompjuterike (video-lojëra, internet, blerje online) ose dalje me shoqërinë dhe u analizua ndikimi i këtyre veprimtarive në kujtesë.

Rezultatet treguan se kur individët përfshiheshin në fushën e aktiviteteve artistike, mundësitë për të patur probleme me memorien ishin 73% më pak. Ndërsa shoqërimi me miqtë ul rrezikun me 55%. Për sa i përket aktiviteteve të tjera, gjysma e pjesëmarrësve përjetuan ulje të kujtesës.

“Arsimimi i vazhdueshëm, të mësuarit e gjërave të reja ndikon gjithashtu pozitivisht në forcimin e memories” – shprehen autorët.

Pin It