Regjistrimi i konsumatorëve, së shpejti OSHEE troket në çdo derë

 

oshe-c1200x600

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) do të regjistrojë konsumatorët derë më derë për të arritur formalizimin e plotë të tregut. Projekti synon reduktimin e humbjeve, identifikimin e të gjithë konsumatorëve në përputhje me të dhënat e regjistrit të gjendjes civile, për të ndjkeur më mirë pagesën e energjisë elektrike.

Tenderi për këtë projekt është 850 milionë lekë dhe do të financohet nga të ardhurat e OSHEE-së dhe buxheti i shtetit. Kompanitë e interesuara duhet të paraqesin ofertat e tyre deri më datë 7 korrik 2016. Fituesit do të duhet të dorëzojnë të dhënat e konsumatorëve gjashtë muaj pas nënshkrimit të kontratës.

Procesi i identifikimi të konsumatorëve nisi vitin e kaluar me bizneset. Harta e re e konsumatorëve do t’i shërbejë OSHEE-së ndër të tjera edhe për të planifikuar investimet në të ardhmen.

Pin It