Ja ushqimet që nuk duhet t’i hani në mëngjes

 

Kujdesi që tregojmë ndaj ushqimit është i rëndësishëm, sidomos kur bëhet fjalë për vaktet e rregullta. Nëse në drekë mund t’i lejojmë vetes ushqime më të rënda, mëngjesi dhe darka kanë nevojë për një kujdes më specifik, kjo për shkak se ndikojnë në shtimin e peshës.

Ka ushqime të cilat nuk duhen konsumaur në mengjës. Për shembull kosi me fruta nuk këshillohet që në mëngjes, për shkak se nuk krijon ndjesi ngopje, por ka dhe prani të lartë sheqeri.

Edhe vezët omeletë, për shkak të përmbajtjes së lartë të yndyrave çojnë drejt shëndoshjes dhe hapin oreksin. Konsumimi i mëngjesit pa bukë është diçka që nuk para ndodh, për shkak se mendojmë që na mban.

Por sa më pak bukë që të hamë, aq më mirë është për organizmin tonë dhe për ruajtjen e linjave. Nëse për drithërat thuhet se janë shumë të mira që të konsumohen, bëni kujdes që të mos zgjidhni me fruta, mjaltë apo çokollatë, për shkak të pranisë së madhe të sheqerit.

Pin It