Ulen humbjet në rrjet dhe shpenzimet për importin e energjisë elektrike

the-light-bulb-conspiracy

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike gjatë vitit 2015 shpenzoi rreth 90 milionë euro për të mbuluar energjinë e humbur dhe të papaguar. OSHEE shpenzoi 77 milionë euro për importin nga tregu i jashtëm dhe rreth 13 milionë euro për blerjen e tepricave nga KESH-i.

Kjo shifër është më e ulët se ajo e shpenzuar një vit më parë për mbulimin e humbjeve, e cila ishte rreth 140 milionë euro. Shpenzimet për importin e energjisë janë ulur si rrjedhojë e uljes së humbjeve në rrjet. Gjatë vitit 2015 këto humbje ishin 31.3%, ndërsa një vit më parë ishin 37.8%.

Deri në vitin 1998 Shqipëria ka qenë një vend eksportues neto i energjisë elektrike.Ndërsa për periudhën 1998-2015, me përjashtim të vitit 2010, vendi ynë rezulton të jetë një importues neto i energjisë elektrike.

Pin It