Njihuni me telefonin që i rrotullohet ekrani

Samsung ka gati prototipin e parë të telefonit inteligjent me ekran të rrotullueshëm nga të gjitha anët. Në forumet teknologjike në internet thuhet se teknologjia është gati nga ana e kompanisë koreano-jugore dhe pritet që telefoni i parë i këtij lloji të dalë në shitje  në vitin e ardhshëm.

Përflitet se bëhet fjalë për një ekran Oled 5.7 polësh dhe rezolucion 1920×1080 piksel. Ekrani mund ‘të rrotullohet’ rreth vetes deri në momentin që krijon një cilindër prej 10 milimetrash.

Megjithatë, Samsung është në fazë studimi tregu ende dhe këtij studimi do t’i shërbejë edhe paraqitja në ‘start-up’ kinez, Moxi në fund të këtij viti të një prototipi me parametra bazë dhe pa ngjyra. Përsa i përket emrit, mund të quhet Galaxy X.

Pin It