Bien shpenzimet për konsum, ekonomia amerikane në rrezik

o-GLOBAL-ECONOMY-facebook-690x345

Rënia e çmimeve të lëndëve të para, duke nisur nga nafta, dhe turbullirat që kanë përfshirë tregjet financiare përbëjnë rreziqe në rritje për ekonominë amerikane.
Faktikisht, ekonomia amerikane u rrit me një kuotë vjetore prej 0.7 për qind në tremujorin e katërt të vitit 2015 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.  Sipas shifrave zyrtare, kuota e ritjes shënoi një ngadalësim të theksuar nga 2 përqindëshi i regjistruar në tremujorin parardhës.
Departamenti amerikan i Tregtisë deklaroi se një prej arsyeve të këtij ngadalësimi ishte rënia e shpenzimeve për konsum.  Edhe rritja e eksporteve pësoi gjithashtu një ngadalësim, pasi dollari i fortë amerikan i bëri mallrat e Shteteve të Bashkuara më të shtrenjta jashtë vendit.  Investimet në sektorin e energjisë vazhduan gjithashtu rënien, bashkë me shpenzimet për kërkimet minerare dhe puset e naftës që ranë me 38.7 për qind, një rënie gjithësesi lehtësisht më e ulët se 47 për qind e regjistruar në tremujorin e tretë.  Në tërësi, investimet në këtë sektor kanë qenë nën 35 për qind në vitin 2015, shifër që përbën dhe rënien më të madhe që prej vitit 1986.  Në tërësi, ekonomia amerikane u rrit me 2.4 për qind në vitin 2015 dhe pritet të arrijë një rritje pak a shumë të njëjtë përgjatë këtij viti.

Pin It