Tronditet sërish Ankaraja, 28 viktima dhe 60 të plagosur

E99054D8-6798-44D4-8A8B-83FC8C7DA783_mw1024_mh1024_s

Një shpërthim i fuqishëm është verifikuar dje pasdite në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, duke lënë 28 të vdekur dhe rreth 60 të plagosur. Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, sipas të cilave një automjet i mbushur me eksploziv ka shpërthyer gjatë kalimit pranë saj të një autobusi me ushtarë turk në bord.  Ngjarja ka ndodhur në një zonë mes selisë së Parlamentit dhe një baze ushtarake. Pamjet që vijnë nga vendngjarja tregojnë shtëllunga të mëdha tymi. Ndërkaq, ekipet e ndihmës së shpejtë dhe zjarrfikëset janë mbledhur menjëherë në zonë.

Kryeministri turk Ahmet Davutoglu deklaroi se qeveria është e angazhuar për të zbardhur deri në fund këtë incident tragjik. Ndërsa zëvendëskryeministri, Bekir Bozdag e quajti ngjarjen një “akt terrorist”.

Turqia është goditur nga një seri sulmesh terroriste së fundmi, përfshirë atë të një atentatori vetëvrasës që muajin e kaluar u mori jetën 10 personave në Stamboll. Ndërsa në tetor, një sulm ndaj një marshimi për paqen u mori jetën të paktën 99 personave, po në Ankara.

Pin It