Kompania indiane “Ringing Bells” ka zbuluar telefonin inteligjent më të lirë në botë me sistemin Android. Telefoni i quajtur “Frëdom 251″ kushton vetëm 4 dollarë.
Me një çmim 251 rupi (leku vendas, rreth 3.5 euro), “Frëdom 251” kushton më pak se 1/6 e çmimit të smartphonet më të lirë. Pajisja, që mbështet rrjetin ‘3G’, ka dy foto-kamera, 8 GB memorie në brendësi, një ekran 4 inç dhe sistemin operativ ‘Android 5.1 Lollipop’ të ‘Google’.
Telefoni ofrohet vetëm në ngjyrë të bardhë. Shitjet për telefonin do të nisin nesër.