Bushati kërkon mbështetjen e kinës në projekte Bujqësore, energjetike etj.

EC5D7172

 Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, ka kërkuar mbështetjen e Kinës për finalizimin e projekteve konkrete në fushat si bujqësi, energjia, minierat etj. Këtë kërkesë Bushati e bëri gjatë takimit me Asistent  Ministrin e Jashtëm kinez dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Nismës së Bashkëpunimit Kinë +16 vende të Evropës Qendrore dhe Lindore, Liu Haixing në ministrinë e jashtme.

 Gjatë takimit, palët diskutuan mbi zhvillimet më të fundit në rajonet respektive, klimën shumë të mirë të bashkëpunimit dypalësh midis Shqipërisë dhe Kinës, nivelin e dialogut politik dhe shkëmbimit të vizitave të nivelit të lartë. Ministri Bushati shprehu vullnetin e palës shqiptare për forcimin e mëtejshëm të dialogut ndërshtetëror në të gjitha nivelet duke u ndalur në atë qeveritar, parlamentar, akademik dhe kulturor.

Në kuadër të Nismës së Bashkëpunimit Kinë +16 vende të Evropës Qendrore dhe Lindore, Ministri Bushati ri konfirmoi vullnetin e palës shqiptare për thellimin e bashkëpunimit në drejtim të zhvillimit të infrastrukturës rrugore, hekurudhore, detare dhe ajrore në funksion te përfitimit të ndërsjellë. Në takim u shpreh gatishmëria për të diskutuar në mënyrë aktive mbi bashkëpunimin për ndërtimin e rrjeteve të transportit rajonal, duke eksploruar mundësitë e bashkëpunimit Shqipëri + Kinë + vendet EQL në këtë fushë. Bashkëbiseduesit ndanë pikëpamjen se bashkëpunimi mes Kinës dhe vendeve të EQL është komplementar dhe në funksion të aspiratave të Shqipërisë dhe rajonit për integrimin në Bashkimin Evropian.

Vizita e delegacionit kinez në Ministrinë e Punëve të Jashtme u pasua më tej me zhvillimin e konsultimeve diplomatike mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Popullore të Kinës.​

EC5D7167 EC5D7185 EC5D7188 EC5D7190 (1) EC5D7194

Pin It