Dita e lumenjve AKZM: gjendja e lumenjve është alarmante

projekti-ne-kalivac

14 marsi mbahet mend ne vendin tone për festen e ditës së verës, por përveç kësaj kjo ditë është dita ndërkombëtare e lumenjve dhe këtë pak vetë e dinë. Në këtë ditë drejtori i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura ka ngritur shqetësimin se lumenjtë në vendin tonë janë kthyer në vend depozitimi të mbetjeve, një pjesë janë gërryer për material inerte dhe shumë prej tyre janë dëmtuar nga ndërtimi i HECE-ve.

Zamir Dedej, Drejtor i Agjencsë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura: Nga të dhënat që kemi, lumenjtë më të dëmtuar janë pjesa e Erzenit dhe Ishmit basene që depërtojnë në pjesën ku kemi popullatën më të madhe Tiranë dhe Durrës dhe kuptohet që dhe pjesa e mbetjeve është më e madhe. Ndërkohë kemi lumenj të ndotur, Gjanica që është efekti i naftës. Pastaj kemi lumenj që janë dëmtuar nga marrja e inerteve Mati dhe lumenj të tjerë dhe pastaj është pjesa e fundit, ajo e ndërtimit të HEC-eve. Për këtë jemi në analizë e sipër se kush është pjesa më e dëmtuar e lumenjëve.

Shkatërrimi i lumenjve  ka sjelle çdo vit përmbytje të banesave  dhe te tokave  bujqësore.

Zamir Dedej, Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura: Natyra po na kthen mbrapsht atë ndërhyrje jot ë kontrolluar që shumë herë kemi bërë. Përmbytja lidhet me ndërtimin e digave ose të ndërtimit të basenit lumor, i cili shton shpejtësinë dhe efektet gërryese që kanë. Kjo lidhet edhe me dëmtimet që kemi bërë në pyje, pra nëse ka një erozion të madh kjo reflektohet në pjesën e ultësirës ku lumenjtë marrin shpejtësi dhe përmbytën. Duhet të kemi parasysh që përmbytjet ndodhin edhe nga ndërtimet që janë bërë jo në vendet e studiuara.

14 marsi njihet si Dita Ndërkombëtare e Veprimit për Lumenjtë. Çdo vit, mijëra njerëz në mbarë botën ngrenë zërin për rëndësinë e mbrojtjes së tyre.

Pin It