Kompania me bazë në San Francisko, ka dizajnuar një motoçikletë e quajtur C-1, që nuk rrëzohet kurrë. Ajo ka parametrat e një makine (ajër të kondicionuar, radio) dhe të njëjtën mbrojtje (rripin e sigurisë dhe airbags).
Në videon e postuar në “Facebook”, ju mund të shihni se si biçikleta nuk e humb kontrollin në asfalt, sepse ajo është e ndërtuar mbi një sistem balanci, që e lejon atë të mbajë ekuilibrin.
Nuk dihet ende se kur C-1 do të dalë në treg, megjithatë pritet që ajo të dalë këtë vit