Dritëro Agolli feston 85 vite jetë

20100503-dritero

Dritëro Agolli feston sot 85-vjetorin e lindjes. Ai lindi Më 13 tetor 1931. Dritëro Agolli u shfaq në letërsi si një autor me kërkesa të larta për poezinë. Ai synoi një poezi më të përveçme, me më shumë individualitet. Agolli krijoi poezinë e “un-it”, përkundër poezisë së “ne-ve”, që shkruhej “për të bashkuar masat”. Agolli krijoi një model të ri vjershërimi në problematikë dhe në mjeshtërinë letrare, gërshetoi natyrshëm vlerat tradicionale të poezisë me mënyra të reja të shprehjes poetike. Thjeshtësia e komunikimit, mesazhet universale dhe shprehja e hapur e ndjeshmërisë janë shtyllat e forta ku mbështetet poezia e tij. Në prozën e tij Agolli solli risi vetëm në strukturën narrative, por dhe në galerinë e personazheve të veta. Ata lanë sa të çuditshëm aq dhe të zakonshëm, sa tragjikë aq edhe komikë, sa të thjeshtë aq edhe madhështorë. Frazeologjia e pasur popullore dhe filosofia jetësore e bëjnë përgjithësisht tërë veprën letrare të Agollit sot për sot ndër më të lexuarën. Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj. Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera. Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në Perëndim e në Lindje. Vepra letrare e Dritëro Agollit krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare.

Vepra e tij poetike më e shquar është Nënë Shqipëri (1975), ku krijohet figura e Atdheut me traditat heroike, me vështirësitë e shumta që ndeshi në rrugën e vet dhe me vendosmërinë për të përballuar çdo pengesë e armik. Në poemën Baballarët theksohet rëndësia e veçantë e vijimësisë së traditave revolucionare në jetën e shoqërisë. Në prozë bëri emër sidomos romani Komisari Memo (1969). Nga ngjarjet e kësaj periudhe e merr subjektin edhe romani Njeriu me top (1975), që flet për ndikimin e luftës çlirimtare në mentalitetin e njerëzve. Dritëro Agolli ka botuar edhe mjaft tregime e novela nga jeta e sotme. Ndër krijimet satirike romani Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo (1973) vë në lojë konformizmin, servilizmin dhe vanitetin si shfaqje të huaja për njeriun e ri. Në vitin 2011 Dritëro Agolli, është nderuar me titullin doktor Honoris Causa nga Universiteti Europian i Tiranës. Në një ceremoni të veçantë, iu dha ky titull shkrimtarit të shquar “Për kontributin e madh dhe të rëndësishëm në krijimtarinë e tij letrare për më shumë se 60 vjet, si poet, prozatore, dramaturg përkthyes e eseist”.

Veprat e Agollit

  • Hapat e mia në asfalt,1961
  • Zhurma e erërave të dikurshme,
  • Shtigje malesh dhe trotuare,
  • Mesditë,1968
  • Komisari Memo, roman,
  • Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, roman
  • Nënë Shqipëri
  • Njeriu me top
  • Fjala gdhend gurin
  • Trëndafili në gotë, roman
  • Fytyra e dytë, dramë
  • Mosha e bardhë, dramë
  • Udhëtoj i menduar
  • Njeriu i mirë, tregime
  • Kalorësi lakuriq, roman
  • I përdjekuri i dashurisë, poezi
  • Hapat e mia në asfalt, 1961
  • Zhurma e erërave të dikurshme, 1964
  • Shtigje malesh dhe trotuare, 1965
  • Mesditë, 1968
  • Komisari Memo, roman, 1969
  • Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, roman 1973
  • Nënë Shqipëri, 1974
  • Njeriu me top, 1975
  • Fjala gdhend gurin, 1977
  • Trëndafili në gotë, roman, 1980
  • Fytyra e dytë, dramë
  • Mosha e bardhë, dramë
  • Udhëtoj i menduar, 1985
  • Njeriu i mirë, tregime
  • Kalorësi lakuriq, roman
  • I përdjekuri i dashurisë, poezi
Pin It