Nobeli në Letërsi i jepet këngëtarit Bob Dilan

2400

Bob Dilan është fituesi i çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2016. Këngëtari amerikan i muzikës folk ka fituar vlerësimin e jurisë e cila vendosi dhënien e çmimit me motivacionin “për krijimin e shprehjeve të reja poetike brenda traditës së mrekullueshme të këngës amerikane”.

Sara Danils, sekretarja e Akademisë Suedeze tha se edhe pse zgjedhja mund të duket befasuese, “nëse kthehemi 5000 vjet pas, do zbulojmë Homerin dhe Safon. Ata shkruan tekste poetike të cilat ishin të destinuara për t’u kryer, dhe kjo vlen edhe për Bob Dilan. Ne ende e lexojmë Homerin dhe Safon dhe na pëlqejnë”.

Danils e vlerësoi atë si “një model të madh… dhe ai është i tillë prej 54 vjetësh, duke ripërtërirë veten vazhdimisht.”

“Filloni me Blonde on Blonde, tha ajo, një shembull i jashtëzakonshëm i mënyrës së tij të shkëlqyer të ndërtimit të rimave. Duke vënë së bashku refrenet dhe mënyrën e tij të shkëlqyer të të menduarit.”

Dylan është kompozitori i parë që fiton çmimin Nobel në Letërsi, dhe prezantimi i tij mes kandidatëve u konsiderua nga të tjerët si një nga shakatë që zgjasin të çmimeve Nobel.

75-vjeçari amerikan, legjenda e muzikës rock, quhet në të vërtetë Robert Allen Zimmerman, por mori emrin skenik Dilan duke u vetëquajtur sipas poetit Dylan Thomas. Ai e filloi karrierën e tij muzikore në vitin 1959, duke luajtur në kafenetë në Minesota. Shumica e krijimeve të tij datojnë në vitet 1960, kur ai u bë një historian informal i problemeve të Amerikës. Këngë si Blowin’ in the Wind dhe The Times They are A-Changin’ u bënë himne të anti-luftës dhe lëvizjes së të drejtave civile.

Bob Dilan është amerikani i 259-të që fiton një Nobel dhe i pari që fiton Nobelin e Letërsisë që nga Toni Morrison në vitin 1993.

bob

1906

2752

 

 

Pin It