Çaji i malit në panairet Japoneze

8024_sideritis

Për të forcuar më tej marrëdhëniet ekonomike e tregtare me tregun aziatik, Emiratet e Bashkuara apo Lindjen Mesme, biznesi shqiptar do të përfaqësohet këtë vit, për herë të parë, në disa prej Panaireve Ndërkombëtare kryesore që do të zhvillohen në 7-8 mars në Doha të Katarit e në Japoni, në javën e tretë të muajit gusht.

Një element i veçantë që do të shoqërojë Panairet Ndërkombëtare të këtij viti, do të jetë shkëmbimi i eksperiencave mes vendeve dhe zgjerimi i hartës së eksporteve shqiptare në këto tregje. Organizatorë të qendrës së Panaireve, vlerësojnë se Panairi Ndërkombëtar, që do të zhvillohet në Japoni është me interes të veçantë për Shqipërinë, pasi biznesi shqiptar kërkon të hyjë në këtë treg të ri me produktet e çajrave të veçantë dhe prodhime ‘BIO’ shqiptare, me qëllim vendosjen e partneriteteve te reja përmes promovimit të bizneseve dhe resurseve shqiptare.

Pin It