Çanta e shkollës, një nga shkaqet e dhimbjes së kurrizit tek fëmijët

sweet little girl carrying heavy backpack or school bag full  causing stress and pain on back due to overweight isolated on white background

 

Një nga shkaqet e dhimbjes së kurrizit tek fëmijët është mbajtja e peshave të rënda në çantën e shkollës. Studimet e fundit tregojnë një lidhje ndërmjet peshës së çantës së shkollës, problemeve me qëndrimin dhe dhimbjes në kurriz.

Një çantë shkolle që mbahet keq dhe është shumë e rëndë, mund të shkaktojë një numër problemesh shëndetësore për fëmijën tuaj, duke shkaktuar probleme të mëtejshme gjatë jetës. Këto mund të shkaktojnë dhimbje të qafës, dhimbje koke, dhimbje të shpatullave, dhimbje mesi etj.

Disa prej këtyre problemeve mund të parandalohen duke ndjekur disa këshilla sesi të zgjidhni e të përdorni çantën e shkollës. Ja disa prej tyre:

1.Eshtë mirë të zgjidhni një çantë shpine me dy rripa të cilët lejojnë që pesha e ngarkesës të shpërndahet në mënyrë të njëtrajtshme përgjatë trupit.

2.Zgjidhni një çantë që i përputhet fëmijës dhe i përshtatet përmasave të trupit të fëmijës. Çanta duhet të mbështetet në mënyrë të rehatshme pas kurrizit.

3.Zgjidhni një çantë shpine me një mbështetëse me formë dhe me rrip mesi që rregullohet, në mënyrë që pesha e çantës të mbështetet mbi legenin e fëmijës në vend të shpatullave dhe shtyllës kurrizore.

4.Zgjidhni një çantë që të ketë mbërthesë të rripave për të rregulluar gjatësinë e tyre në mënyrë që të ngrihet ose ulet ngarkesa deri sa të arrihet pozicioni i përshtatshëm.

Pin It