Nobeli në Fizikë, shkencëtarët britanikë fitojnë çmimin për zbulimet me materien

ct6g1qpwcaey-cq

Tre shkencëtarë britanikë kanë fituar Çmimin Nobel në Fizikë për vitin 2016 për zbulimet e bëra në fushën e materies.

David Thouless, Duncan Haldane dhe Michael Kosterlitz kanë zbuluar disa forma të çuditshme të materies që mund të ndryshojnë konceptin e deritanishëm për të. Zbulimi i tyre mund të shërbejë për ndërtimin e materialeve të reja të panjohura në të ardhmen.

Komiteti i “Nobel” tha se puna e tyre ka hapur derën për një botë të panjohur.

Tre britanikët i bashkohen listës me 200 fizikantë që kanë fituar këtë çmim me punën e tyre që nga viti 1901.

Pin It