Gështenjat jo vetëm të shijshme por edhe maska ideale

20131110105849982577

Gështenjat përveç shijes së mirë kur piqen dhe zjehen kanë edhe cilësi të mira për lëkurën. Kripërat minerale të gështenjave bëjnë të mundur ta rigjallërojnë lekurën, kanë aftësi tonifikuese. Për ta parë sesi vepron gështenja tek ju, përgatisni maskat si më poshtë.

Maska e fytyrës

Përbërësit: 20 gështenja të ziera 1 lugë kafeje me mjaltë natyral 1 lugë kafeje me vaj bajamesh 1 lugë kafeje me lëng portokalli.

Përgatitja: Përziejini  mirë të gjithë përbërësiit në blender derisa të bëhet një masë kremoze homogjene.Shpërndaje në fytyrë dhe qëndro shtrirë për 25 minuta. Shpërlaje me ujë të vakët pastaj të ftohtë.

Maska e flokëve

Edhe flokëve për t’i rigjeneruar mund t’i përgatisni një maskë. Për këtë ju duhet: 20 gështenja të ziera 1 filxhan (kafeje) me vaj sinapi 1 avokado. Përzieji përbërësit mirë derisa të përftohet një masë kremoze e cila mund të përhapet lehtësisht në flokët tuaj.

Më pas shpërndajeni me kujdes nga rrënja deri tek majat. Duhet ta mbani i për 2 orë duke e mbështjellë kokën me një peshqir të ngrohtë. Në fund mund t’i lani me një shampo me përmbajtje bimore.

 

Pin It