Çfarë simbolizojnë 4 ngjyrat e ndryshme të pasaportave në botë?

Nëse keni udhëtuar shpesh kryesisht me avion, në kontrollin e pasaportave do t’ju ketë rënë në sy që disa persona e kanë ngjyrën e pasaportës ndryshe nga e juaja.

Në të gjithë botën ka 4 ngjyra kryesore të pasaportave dhe secili vend ka arsyet e veta për përzgjedhjen e ngjyrës.

1.Pasaporta e kuqe

Kjo është ngjyra më e zakonshme e pasaportave. Pasaportat me një mbulesë të kuqe janë zgjedhur nga vendet që kanë ose kanë pasur një sistem komunist.

Qytetarët e Sllovenisë, Kinës, Serbisë, Rusisë, Letonisë, Rumanisë, Polonisë, Gjeorgjisë kanë pasaporta të kuqe. Vendet anëtare të Bashkimit, përveç Kroacisë përdorin pasaporta me nuanca të tjera të ngjyrës së kuqe.

Vendet e interesuara për t’u anëtarësuar në BE si Shqipëria, Maqedonia, Turqia, vitet e fundit kanë ndryshuar formatin e pasaportës së tyre.

2.Pasaporta blu

Kjo është ngjyra e dytë më e përhapur për pasaporta. Ngjyra blu e tyre simbolizon ‘botën e re’.

3.Pasaporta jeshile

Shumica e vendeve myslimane kanë pasaporta jeshile. Vende të tilla si Arabia Saudite, Pakistani, Maroku etj. Jeshilja konsiderohet si ngjyra e preferuar e Profetit Muhamed as dhe është simbol i natyrës dhe jetës.

4.Pasaporta e zezë

Kjo është edhe pasaporta me e rrallë. Pasaporta e zezë përdoret në disa shtete afrikanë si Zambia, Kongo, Çad, etj. Gjithashtu përdoret edhe në Zelandën e Re, pasi për ta ngjyra e zezë është ngjyrë kombëtare.

 

Pin It