‘Stres’, fjala që duhet ta hiqni nga fjalori juaj!

Sa herë flitet për stresin ose për dikë që është i stresuar gjithmonë mendojmë se duhet të ketë kaluar një situatë të vështirë fizikisht, psikologjikisht ose emocionalisht.

Po, a e keni menduar ndonjëherë se kur thoni se po ndiheni të stresuar ju mund të jeni duke i përkeqësuar gjërat për veten tuaj?

Seth Swirsky, një psikoterapeut klinik thotë që vetë fjala “stres” mund ta përmbushë rëndësinë që e ka.

“Vetëm duke thënë që jeni të stresuar ju mund t’i nisni një kaskadë kemikatesh në trupin tuaj  “epinefrinës dhe kortisol”  dhe neurotransmetues në tru që na bëjnë të ndihemi të stresuar”, tha Swirsky për kompaninë mediatike Well and Good.

“Zemrat tona rrahin më shpejtë, frymëmarrja bëhet më rapide, shtypja e gjakut ngrihet, nuk mund të mendojmë si duhet dhe jemi të mbushur me frikë dhe ankth”, shtoi ai.

Pin It