Çfarë thotë gjatësia e trupit për shëndetin tuaj ?

72964838

 

Gjatësia e trupit ka rëndësinë e saj, jo vetëm për paraqitjen fizike por edhe për atë shëndetësore. Disa centimetra më shumë ulin rrezikun e zhvillimit të disa problemeve shëndetësore, por nga ana tjetër rrisin shanset për t’u prekur nga të tjera sëmundje. E njëjta gjë ndodh edhe nëse jeni i/e shkurtër.

Cilat janë anët e mira e  të qenit i/e shkurtër?

Jeni më pak të rrezikuar të prekeni nga kanceri

“Kanceri i melanomës, tiroides, veshkave, gjirit, zorrës dhe rektumit, janë të lidhura ngushtë me gjatësinë”, thotë Geoffrey Kabat, epidemologjist tek Kolegji Mjekësor Albert Ajnshtajn në Nju Jork.

Pas kryerjes së tri studimeve, hulumtuesit shkencorë dolën në përfundimin se gratë që janë mbi 1.75 m të gjata janë të rrezikuara të preken nga këto lloj kanceri, krahasuar me femrat që janë më të shkurtra. Femrat e gjata kanë organe më të mëdhenj dhe më shumë qeliza, prandaj shanset që të zhvillohen mutacione që çojnë në kancer janë më të mëdha”, shpjegon Kabut.

“Ekziston gjithashtu mundësia që hormonet dhe faktorët e rritjes që influencojnë gjatësinë rrisin gjithashtu rrezikun për kancer”.

Më pak mundësi për mpiksje të gjakut

Nëse jeni më të shkurtër se 1.70 m dhe keni një peshë thuajse normale, jeni tre herë më pak të rrezikuar të pësoni mpiksje të gjakut. Sipas një studimi të kryer nga Universiteti Tromso në Norvegji, gjaku duhet të pompojë në distanca të largëta tek femrat e gjata, prandaj ulet edhe rrjedhja e tij e shpejtë dhe rritet rreziku për të pësuar mpiksje të gjakut dhe goditje në tru. Ju nuk mund të ndryshoni gjatësinë, por më pak kilogram mund t’ju vijnë në ndihmë. Femrat e gjata që nuk kanë probleme me peshën  nuk kanë rrezik që të preken nga mpiksja e gjakut.

Po të qenit i/e gjatë ?

Keni zemër  më të sigurt

Femrat që janë rreth 1.70 m janë 28% më pak të rrezikuara të preken nga sëmundjet e zemrës krahasuar me femrat që janë më të shkurtra se 1.60 m. Për çdo 6 cm gjatësi, rreziku për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës ulet me 14%.

Sipas studiuesit Daniel Munoz, kardiolog tek Qendra Mjekësore Universitare në Nashville gjenet e lidhura me të qenit i shkurtër rrisin gjithashtu nivelet e kolesterolit të keq LDL.

Keni kujtesë të fortë

Një grua që është 1.70 m është 50% më pak e rrezikuar të vdesë nga dementia se një tjetër që është 1.55 m. Hulumtuesit shkencor nga Kolegji Mjekësor i Universitetit  Edinburgh mendojnë se faktorët që kontribuojnë në shtatin e shkurtër, si sëmundjet në fëmijëri, stresi dhe dieta e varfër ushqyese ndikojnë në rritjen e rrezikut më shumë se gjenetika.

 

Pin It