“Panair Saranda 2016”, tre ditë kushtuar traditës artizanale shqiptare

panair5-1-540x360-1-400x225

Bashkia Sarandë në bashkëpunim me Agjencinë Joniane të Mjedisit, Medias dhe Informacionit po organizon edicionin e pestë të panairit që promovon traditën artizanale shqiptare. Në këtë panair marrin pjesë artizanë shqiptarë nga Shqipëria dhe trojet etnike, të cilët promovojnë traditën e zonës.

“Panair Saranda 2016” (18, 19, 20 gusht) prezanton suvenire artistike me qasje mjedisore të llojit të punimeve të dorës në qëndisje, material leshi, druri, guri, guacka deti, lëkurë, qeramikë, metal etj. Në këtë edicion kanë marrë pjesë më shumë se 60 subjekte nga qytete të ndryshme si Gjirokastra, Saranda, Shkodra, Prizreni, Prishtina, Tirana, Kukësi, Kruja dhe Mali i Zi.

Artizanët shqiptarë nga Mali i Zi morën pjesë për herë të parë në këtë panair. Ekipi i tyre përbëhej edhe nga 5 artizanë me shtetësi malazeze dhe kombësi serbe.

Objektet e paraqitura në panair i përkasin teknikave të ndryshme që nga qëndistarija e dorës, tek punët në tezgjah, me shtiza, në filigram, bizhuteri, veshje kombëtare, guacka të bregdetit të Jonit etj.

Panairi tërhoqi vizitorë të shumtë shqiptarë dhe të huaj, midis të cilëve edhe blerës të shumtë.

Pin It