De Biasi: Nuk e lë dot Shqipërinë!

Traineri i ekipit Kombetar Shqiptar Gianni De Biasi, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka shpllur listen e lojtareve qe do te keee ne dispozicion per tri miqesoret e radhes.

Gianni De Biasi mund të marrë drejtimin e Anglisë pas dorëheqjes së Roy Hodgson nga pankina e “Tre Luanëve”.

“Nuk e di nëse ekziston mundësia që unë të jem trajner i Anglisë, por uroj që të jetë kështu”, ka thënë trajneri i kombëtares sonë. Por, italiani shtoi se nuk do i linte dot kuqezinjtë pas arritjeve të kohëve të fundit.

“Në kontratën time me FSHF-në ekziston një klauzolë që më lejon ta prish atë, por tani e kam të vështirë nga ana emocionale ta lë Shqipërinë”, tha De Biasi për “Radio Anch’io lo Sport”.

Pavarësisht eliminimit të Shqipërisë nga Europiani që në fazën e grupeve, italiane vazhdojnë të shkruajnë ende për kuqezinjtë, e mbi të gjitha për trajnerin De Biasi.

Ai është njeriu që i dhuroi ëndrrën shqiptarëve duke i kualifikuar në Europian, shkruan gazeta e Modenas në Itali.  “Ai jo vetëm që arriti kualifikimin historik por u largua me kokën lartë pavarësisht eliminimit në fazën e grupeve. Gjëja më e rëndësishme është mirënjohja e një populli pavarësisht rezultatit final”, shton Gazeta e Modenas që sjell një intervistë të gjatë të trajnerit italian.

Shqipëria u largua me kokën lartë nga Europiani, ka thënë De Biasi, duke përmendur që kuqezinjtë morën një fitore, por zhvilluan edhe dy ndeshje mjaft të mira, ku fati nuk ishte me ne. Nuk anashkalon as tifozërinë e shumtë që mbështeti kombëtaren në tre ndeshjet e Europianit.

Pin It