Kuriozitete që mbase nuk i dini për qumështin

 

skimmed-milk-vs-full-fat-milk--which-is-healthier-and-will-help-you-lose-weight-136405145941303901-160412144210

Një këlysh qeni nuk mbijeton dot me qumështin e një lope

Mund t’ju ketë ndodhur që kur keni gjetur në rrugë një qenush të vogël, keni dashur ta ushqeni duke i dhënë qumësht lope. Rezultatet nuk mund të kenë qenë të kënaqshme, pasi ky lloj qumështi është i varfër nga përmbajtja e substancave ushqyese, nëse do ta krahasonim me atë të qenit dhe të maces, i cili përmban dyfishin e proteinave dhe yndyrave. Ndaj ushqyerja e një koteleje ose e një këlyshi me qumësht lope, nuk do të ishte e mjaftueshme. Cila është zgjidhja? Thyeni dy kokrra vezë për çdo litër qumësht, nëse do t’ju duhet të ushqeni kafshë të tilla.

Qumështi përmban rreth 4% yndyrë

Nëse nuk e pini qumështin e lopës, sepse mendoni se është me shumë yndyrë, me siguri nuk e dini se sa yndyrë ka në të vërtetë ai. Mjafton të lexoni etiketat e të dhënave për të zbuluar se qumështi përmban 3,8% yndyrë, ndaj pirja e një litri qumësht është e barabartë me katër gramë vaj. Pra, një lugë çaji.

Ka dhe qumësht të cilësisë së lartë

Nëse jeni mësuar të pini qumështin e blerë në supermarket ose në ndonjë fabrikë, ka shumë mundësi të mendoni se shija e qumështit është gjithnjë e njëjtë. Në fakt nuk është kështu, shija e tij ndryshon në varësi të stinës, ushqimit që ka ngrënë lopa dhe në bazë të yndyrës. Në veçanti, për sa i përket kësaj të fundit, në treg ekziston qumështi me një cilësi të lartë, me më shumë yndyrë e proteina dhe që është më i shijshëm sesa qumështi normal.

Pin It