Dekretohen ministrat Ahmetaj dhe Ekonomi

Nishani1

Të hënën në mesditë, Presidenca njoftoi zyrtarisht nxjerrjen e dy dekreteve të emërimit të Arben Ahmetajt tek Financat dhe të Milva Ekonomit tek Ministria e Ekonomisë.  Ky akt i jep fund krizës insitucionale dhe kushtetuese, e cila nisi të mërkurën, kur presidenti çoi në Kuvend vetëm dekretet e shkarkimit të ministrave.

Siç zyrtarizoi vetë mbrëmjen e së shtunës me kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese, kreu i shtetit nuk po e shfrytëzonte afatin 7-ditor për të bërë kontroll formal për emërimet e reja, por shprehu bindjen se pa shkarkime nga Parlamenti nuk mund të ketë emërime nga presidenti.

Deri tani, Nishani nuk ka dhënë shpjegime sesi e krijoi këtë bindje, kur që nga momenti i marrjes së detyrës, 4 vjet më parë, ka firmosur 19 dekrete të shkarkimeve dhe emërimeve të njëkohshme të ministrave gjatë qeverisë Berisha dhe qeverise Rama.

Pin It