Dhëmbët e pastër, tregues të një shëndeti të mirë trupor

Më tepër se nga ana estetike mungesa e kujdesit ndaj higjienës orale mund të ndikojë deri tek sëmundjet e zemrës.

Për të pasur trup dhe dhëmb të shëndosh Dr Richard Marques, një prej stomatologëve me të kualifikuar të kohës na jep këto këshilla:

1.Për mishrat delikatë ujë të vakët

Për personat që i kanë të ndjeshme mishrat e dhëmbëve është mirë që larjen e dhëmbëve ta bëjnë më ujë të vakët. Uji duhet të jetë i vakët dhe jo i nxehtë, sepse uji i nxehtë dëmton furçën e dhëmbëve.

2.Shmangini pijet të cilat shkatërrojnë dhëmbët

Të gjitha pijet freskuese madje edhe ato “dietike”-t  ndikojnë negativisht në shëndetin e dhëmbëve.

3.Përdorni furçën elektrike

Furçat elektrike ndihmojnë në larjen e dhëmbëve në formën më të mirë. Ato as nuk ushtrojnë shumë forcë mbi sipërfaqen e dhëmbit e as nuk i lënë dhëmbët të lara pjesërisht.

4.Lajini dhëmbët dy herë në ditë

Lajini dhëmbët tuaj çdo mëngjes dhe mbrëmje. Këshillohet që larja të zgjasë dy minuta, mos e vazhdoni larjen pas  tri minutash pasi kjo ndikon në dëmtimin e smaltit të dhëmbëve tuaj.

5.Përdorni perin dentar

Përdorimi i perit dentar së paku një herë në ditë, parandalon krijimin e infeksioneve apo prishjen e dhëmbëve në përgjithësi.

6.Përdoreni furçën manuale në mënyrën e duhur

Nëse nuk keni një furçë elektronike, por një të thjeshtë është e rëndësishme ta përdorni atë siç duhet. Vendoseni furçën tuaj 45 gradë drejt mishrave të dhëmbëve dhe përpiquni që të mos lini asnjë hapësirë të papërfshirë nga furça.

7.Lajini dhëmbët tuaj duke ushtruar forcë në  masën e duhur

Të larit e dhëmbëve duke ushtruar shumë forcë ndikon negativisht tek dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve. Ndërsa e kundërta bën që dhëmbët të mos pastrohen në masën e duhur.

8.Lajini me furçë edhe mishrat  e gjakosura

Mishrat e acaruara shpeshherë rrjedhin gjak gjatë procesit të larjes së dhëmbëve. Megjithëse instinkti i parë që vjen është të mos e kalojmë më furçën mbi mishrat. Madje rrjedhja e gjakut nga mishrat e acaruara ndihmon në pastrimit dhe qetësimit të tyre.

9.Përdorni  shpëlarës dhëmbësh

Pas çdo larjeje dhëmbësh bëni gargara me një shpëlarës dentar dhe jo me ujë,  pasi humbet efekti i pastës së dhëmbëve.

10.Përdorni vaj arrë kokosi

Masazhini dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve tuaj me vajin e arrës së kokosit. Kjo do t’ju ndihmojë jo vetëm në higjienën e gojës suaj, por edhe në qetësimin e mishrave të acaruara e në forcimin e tyre.

11.Jini të kujdesshëm më pastat që zbardhojnë dhëmbët

Nëse do të përdorni një pastë dhëmbësh për zbardhimin e tyre zgjidhi pastat me përbërës natyralë si karbonati, kalciumi dhe silica.

12.Shkoni më shpesh tek dentisti

Bëni një vizitë tek dentisti së paku çdo gjashtë muaj,. Në këtë mënyrë do  t’i eliminoni dhëmbëve tuaj dëmet që mund të jenë të pariparueshme në të ardhmen.

 

Burimi: Daily Mail

 

Pin It