PD akuzon koalicionin e majte se nëpërmjet manipulimeve po përpiqet te cenoje votën e lire ne zgjedhjet për kryetarin e ri te bashkise Diber. Ketë te enjte partia me e madhe opozitare ne vend dorëzoi ne Prokurorinë e Krimeve te Renda një Kallëzim penal për një grup zyrtaresh te cilin e quan një grup te strukturuar kriminal qe sipas PD blen vota dhe kanos votuesit dibrane për llogari te kandidatit Muharrem Rama. PD duke përmendur emra te përveçëm ku përfshihet shefi i Komisariatit te Policisë se Peshkopisë, kreu i Arsimit,drejtori I OSHEE-se për veriun PD sqaron sesi këta funksionare te larte ne Dibër kane nisur blerjen e votave dhe ushtrojnë presion ndaj votuesve. Sipas kësaj partie,prej mbi 10 ditësh ky grup I përbëre nga drejtues te administratës publike,te tatimeve,shefi I policisë e deri tek mjeku I KEMP-it po ushtron presion tek votuesit ne Dibër duke aplikuar skemën kriminale te blerjes se votës. Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë te nise menjëherë hetimet për te vene përpara përgjegjësisë këta kriminele te votës se lire te veshur me pushtet nga Edi Rama – thuhet ne deklaratën e PD.
Postime të ngjashme
-
Dibër, Mat, Klos, Tropojë dhe Lezhë, ujë...
August 20, 2018 -
Dibra bllokohet nga dëbore, trashësia 70...
February 12, 2018 -
Temperaturat arrijnë në -26, probleme me...
January 8, 2017 -
Reshjet e dëborës, zonat e bllokuara në ...
January 5, 2017