FMN miraton këstin 35.9 milionë euro për Shqipërinë, janë lëvruar 298 milion euro nga 370 milionë që ka marrëveshja

1457525832fmn

Fondit Monetar Ndërkombëtar njoftoi se ka përfunduar rishikimin e tetë të ecurisë ekonomike të Shqipërisë sipas marrëveshjes EFF. Kjo do të thotë që mundësohet lëvrimi i menjëhershëm i këstit të kredisë prej 35.9 milion euro. Me këtë këst deri më tani Shqipëria ka përfituar 298 milion euro nga 370 milionë që është shumë totale e kredisë sipas marrëveshjes së qeverisë me FMN-në.

Po ashtu rishikimi ka bërë një analizë edhe të treguesve të ekonomisë së vendit. Sipas deklaratës zyrtare të FMN-së është shënuar progres në reformat strukturore dhe rimëkëmbja ekonomike është mbështetur nga investimet e mëdha në energji dhe nga rritja graduale e kërkesës së brendshme.

Por Fondi vëren se pavarësisht lehtësimit monetar, rritja e kredisë mbetet e ngadaltë, duke u kufizuar nga kreditë e këqija.

Duke parë zhvillimet në vend FMN u rekomandon autoriteteve që të vazhdojë të përqendrohen në rregullim fiskal, duke mbështetur rritjen nëpërmjet lehtësimit monetar. “Një strategji e bazuar në zgjerimin e bazës tatimore, përmirësimin e mbledhjes së taksave si dhe zbatimin e reformave strukturore do të ndihmojë  në uljen e borxhit, duke krijuar kështu hapësirë për shpenzime publike më produktive”, thuhet në njoftimin zyrtar të FMN-së.

Pin It