Dita e të Moshuarve, Klosi premton rritje pensionesh

klosi

Në Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve, 1 tetor, ministri Blendi Klosi premtoi rritje të pensioneve dhe lehtësim të jetës së tyre. Këtë deklaratë Klosi e bëri nga Shtëpia e të Moshuarve në Shkodër, ku simbolikisht vendosi edhe tullën e parë të rikonstruksionit të saj.

Gjatë drekës së organizuar me të moshuarit e kësaj shtëpie ministri Klosi tha se investimi për rikonstruksionin ka vlerën 250 milionë lekë. Ai gjithashtu njoftoi nisjen e investimeve edhe për rikonstruksionin e Shtëpisë së të Moshuarve edhe në Poliçan dhe Palasë.

“Të moshuarit janë cdo ditë nën vëmendjen dhe përkujdesin e ministrisë dhe qeverisë”, theksoi Klosi duke premtuar rritjen e pensioneve.

Në Ditën e të Moshuarve në këtë shtëpi u organizuan lojëra shahu e domino, veshje të qepura posaçërisht për të moshuarit nga nxënësit e arsimit profesional. Ata gjithashtu gatuan dhe u kujdesën estetikisht për të moshuarit.

Pin It