Nishani dekoron ambasadorin e parë të SHBA në Shqipëri

20161001151719834646

Presidenti Nishani dekoroi ambasadorin e parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri Christopher R. Hill me urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Me rastin e 25-vjetorit të rihapjes së Ambasadës së SHBA-së në Tiranë Nishani organizoi një ceremoni mirënjohjeje ndaj kontributit diplomatik të zotit Hill në vendin tonë.

“Pikërisht sot një çerek shekulli pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  një gur themeli në marrëdhëniet tona strategjike, miqësore dhe të përjetshme, kam kënaqësinë e veçantë të organizojmë së bashku këtë ceremoni solemne për të nderuar dhe vlerësuar një mik të sinqertë të vendit dhe popullit tonë”, tha Nishani.

Nishani përmendi etapat e kaluara nga vendi ynë në procesin e integrimit europian dhe vlerësoi mbështetjen e dhënë nga SHBA për zhvillimin e Shqipërisë.

“Ambasadori Hill ishte diplomati i parë amerikan rezident në vendin tonë pas më tepër se katër dekadash dhe dita e shumëpritur kur u më në fund, pas izolimit të imponuar nga vetë shqiptarët dhe territ të diktaturës komuniste, në Tiranë u hap Ambasada e Shteteve të Bashkuara, shënoi edhe një pikë kthese vendimtare në ripërtëritjen e lidhjeve historike dhe shpirtërore mes vendeve dhe popujve tanë”, u shpreh Nishani.

Ndërsa ambasadori Christopher R. Hill nga ana e tij falenderoi Kreun e Shtetit duke thënë se ndihej i nderuar nga vlerësimi dhe i lumtur për përparimin e popullit shqiptar.

Pin It