Argjiro Fest promovon folklorin dhe artizanatin

gjirokastraeinkaufsstrasse

Argjiro Fest mirëpriti vizitorë të shumtë në festën 3-ditore të folkut dhe artizanatit në Gjirokastër. Aktiviteti i organizuar në kuadër të ditëve të trashëgimisë kulturore kombëtare përfshin evente kulturore të ndryshme si ekspozita fotografike, ekspozita ndërkombëtare të kostumeve popullore, maratona simbolike nëpër monumente etj.

Synimi i Argjiro Fest është promovimi i pasurisë trashëgimore botërore të Gjirokastrës dhe qyteteve të tjera të Shipërisë. Në festival morën pjesë grupe folklorike edhe nga Kosova dhe trevat shqiptare në Maqedoni.

Në panairin karakteristik ekspozohen produkte të larmishme për nga materialet e përdorura, origjinaliteti dhe gjeografia.

 

Pin It