Dorezat që kthejnë gjuhën e shenjave në fjalim

Rreth gjysmë milion njerëz përdorin Gjuhën e Shenjave Amerikane (ASL) për të komunikuar. Tani, për të komunikuar me të tjerët që nuk dinë ASL mund të jetë aq e lehtë sa të veshësh një palë doreza.

Navid Azodi dhe Thomas Pryor  u nderuan me Çmimin Lemelson-MIT Student dhe 10,000 dollarë pasi krijuan një palë doreza, të quajtura SignAloud, që konvertojnë ASL në fjalim.

Qëllimi është “të sigurojmë një urë, të lehtë për tu përdorur, midis folësve  të ASL dhe pjesës tjetër të botës,” ka thënë Azodi, i cili ka përdorur komunikim jo-verbal deri në moshën 7 vjeçare, për Christian Science Monitor.

Ndijorët brenda dorezave lexojnë pozicionin dhe lëvizjet e duarve, të dhënat dërgohen në një kompjuter nëpërmjet Blutooth, dhe kompjuteri më pas flet fjalët dhe shprehjet ASL në anglisht.

Këto nuk janë dorezat e para të këtij lloji. Disa përdorin të dhënat video, ndërkohë që të tjera kanë ndijorë që mbulojnë të gjithë trupin ose krahët e përdoruesit.

Gjithsesi, “dorezat tona janë më të lehta, kompakte dhe vishen në duar, por mjaftueshëm të rehatshme për t’u përdorur si një aksesor i përditshëm, të ngjashme me kufjet ose lentet e kontaktit.”

Azodi dhe Pryor kanë thënë që po punojnë me përdoruesit ASL për të përmirësuar dorezat.

Pin It