Investime të reja në turizëm dhe bujqësi, katër projekte presin miratimin

invest-2-332x200

Bashkëpunimi midis qeverisë dhe sektorit privat në fushën e biznesit do të sjellë katër investime të reja, tre në turizëm dhe një në bujqësi. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes po shqyrton projektet për investimet strategjike në Himarë, Velipojë, Gjirin e Lalzit dhe Lushnjë.

Vlera e investimeve për të katër projektet arrin në rreth 116 milionë euro dhe pritet që nga këto biznese të punësohen rreth 900-1000 persona.

Investimi më i madh është resorti turistik me vila dykatëshe në Draleo të Himarës me vlerë rreth 51.5 milion euro, ku do të punësohen rreth 500 veta. Në sektorin e turizmit do të investohet edhe në një kompleks turistik dhe zone rezidenciale në Velipojë (35 milionë euro) dhe për një kompleks turistik në Hamallaj, Gjiri i Lalzit (26 milionë euro).

Ndërsa në fshatin Gurëz në Lushnjë do të investohet në bujqësi në ndërtimin e një ferme të madhe bujqësore për prodhimin e përpunimin e perimeve dhe eksportin e tyre.

Disa muaj më parë u miratua një paketë legjislative që parashikon procedurat lehtësuese për investimet strategjike në vend me synim tërheqjen e investitorëve të huaj dhe vendas.

 

Pin It