Gati projektligji që kontrollon prodhimin e produkteve bio

Images

Prodhimi i produkteve bujqësore në mnëyrë biologjike do të rregullohet nga legjislacioni. Ministria e Bujqësisë ka gati draftligjin që përcakton skemën e prodhimeve bio hap pas hapi nga kultivimi tek certifikimi dhe etiketimi.

Projektligji synon përdorimin e praktikave bujqësore që nuk dëmtojnë lëndën organike të tokës, që rrisin pjellorinë e tokave dhe parandalojnë ngjeshjen ose erozionin. Për këtë arsye ligji këshillon përdorimin e metodave natyrore të kultivimit dhe ndalon kimikatet e dëmshme.

Kështu plehrat dhe përmirësuesit e tokës përdoren vetëm nëse  janë të autorizuara të përdoren  në prodhimin biologjik. Nuk lejohet përdorimi i plehrave minerale dhe azotike. Po ashtu lejohet të përdoren vetëm produktet për pastrim dhe dezinfektim të autorizuara për t’u përdorur.

Ligji gjithashtu përcakton rregullat për prodhimin blegtoral në lidhje me kafshët e rritura ose jo në mënyrë biologjike dhe mirëtrajtimin e tyre, ushqimin e tyre në mënyrë natyrore dhe biologjike si dhe rregullat për prodhimin e mjaltit bio dhe kujdesin ndaj bletarisë.

Pin It