Presidenti kolumbian Juan Manuel Santos, ka thënë se do të dhurojë 925 mijë dollarët e çmimit Nobel për Paqe për viktimat e konfliktit 52 vjeçar në Kolumbi.
Ai ka deklaruar i bindur se paratë e dhuruara do të shfrytëzohen për projekte, fondacione ose programe që do të merren me viktimat dhe pajtimin.
Santos fitoi çmimin Nobel për Paqe për vitin 2016 për rolin e tij në bisedimet për paqe me guerilët e Farc-ut.
Rreth 250 mijë njerëz janë vrarë dhe 45 mijë të tjerë janë zhdukur nga konflikti nëKolumbi që filloi më 1964.