Dalja e dhëmbëve tek fëmijët është sa emocionuese aq edhe stresuese. Gjatë kësaj kohe fëmijët ndjejnë bezdisje, gjë e cila duhet vënë re mirë nga prindërit.
Janë disa shenja paralajmëruese që tregojnë që fëmijës tuaj po i dalin dhëmbët.
Nervozizëm: Derisa dhembi të afrohet në sipërfaqe , mishi i dhëmbëve tek fëmijët mund të bëhet i dhimbshëm dhe mund të cojë në çarje, rënkime të vazhdueshme te fëmijë tuaj.
Jargëzim i tepërt: Nga muaji i tretë deri në të katërtin ju mund ta shihni foshnjën tuaj të fillojë të jargëzohet më shumë se muajt e tjerë. Dalja e dhëmbëve stimulon jargëzimin e tepërt.
Kollitje: Sasia e shtuar e pështymës mund të bëjë që foshnja juaj të kollitet ose të shtrëngohet për të vjellë kohë pas kohe.
Shenja të ftohjes: Rrjedhja e hundëve, kollitja dhe shenjat e përgjithshme të ftohjes mund të jenë si rezultat i mbajtjes së duarve në gojë, për të lehtësuar dhimbjen.
Të tjera shenja janë: Fërkimi i fytyrës, tërheqja e veshëve, refuzim të ushqimit, vështirësi për të fjetur gjumë, etj.
Për t’i lehtësuar dhimbjet mund të përdorni kos, çaj kamomil etj. Kosi do ti qetësojë mishrat e skuqur të fëmijës tuaj. Ndërsa çaji i kamomilit ka veti anti-inflamatore, arrin ti qetësojë mishrat.