Edgar Çani rikthehet në Kombëtare

image

Dëmtimi i Armando Sadikut dhe Rej Manajt ka rikthyer në ekipin kombëtar sulmuesin Edgar Çani. Është kjo zgjedhja e fundit që ka bërë trajneri Gianni De Biasi 48 orë përpara takimi të radhës eliminator kundër Lihtenshtejnit dhe atij kundër Spanjës të dielën.

Pasi u konfirmuar mungesa e dy sulmuesve që po bëjnë mirë me skuadrat e tyre, italiani që drejton pankinën kuqezi e kishte të nevojshëm të paktën edhe një sulmues tjetër për dy ndeshjet e radhës. Me Gashin e refuzuar në grumbullim, me arsyetimin që duhet të bëjë një udhëtim të gjatë nga SHBA, De Biasi ka parë të arsyeshëm rikthimin e Çanit.

Çani ishte pikërisht zbulimi i De Biasit në pankinën kuqezi, kur në debitimin e tij me fanelën kuqezi, ndaj Gjeorgjisë në 29 shkurt 2012 shënoi gol. Më pas Çani do të shënonte edhe 3 gola të tjerë në kombëtaren, me të cilën nuk është grumbulluar që prej viti 2014.

Aktualisht, Çani është pjesë e skuadrës së Piza-s në Lega Pro.

Pin It